Zvicra tenton të mbyllë hapësirën ajrore ditën që Putin dhe Biden do të takohen

Zvicra tenton të mbyllë hapësirën ajrore ditën që Putin dhe Biden do të takohen

19:07, 01/06/2021

Bernë - Zvicra po shqyrton mundësinë e mbylljes së hapësirës ajrore mbi Gjenevën gjatë samitit të presidentëve rusë dhe amerikanë, Vladimir Putin dhe Joseph Biden.

Këtë e deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Zvicrës, Mireille Fleury.

"Është e mundur që hapësira ajrore do të mbyllet dhe monitorohet. Tani për tani, vendimi përfundimtar për këtë çështje nuk është marrë ende," tha Mireille Fleury, duke shtuar se "përgatitjet po vazhdojnë".

Përveç mbylljes së hapësirës ajrore, masat për vendosjen e forcave shtesë të mbrojtjes ajrore, si dhe aeroplanë luftarakë, po konsiderohen për të garantuar sigurinë e presidentit.

Putin dhe Biden janë planifikuar të takohen në Gjenevë më 16 qershor, i cili do të jetë takimi i parë ruso-amerikan qëkur Putini dhe paraardhësi i Biden, Donald Trump, u takuan në Helsinki në korrik 2018.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco