Katolikët pyesin pse Boris Johnson u lejua të martohej në kishë?

Katolikët pyesin pse Boris Johnson u lejua të martohej në kishë?

12:18, 01/06/2021

Katolikët, përfshirë anëtarët e kongregacionit në Katedralen Westminster, kanë pyetur pse kryeministrit ia lejuan të martohej në një kishë katolike,  pas dy divorceve të tij të mëparshme?

Boris Johnson u martua me Carrie Symonds në katedrale në një ceremoni me 30 miq dhe familjarë të shtunën, martesë e planifikuar në fshehtësi të rreptë që u krye nga At Daniel Humphreys, i cili pagëzoi dhe djalin e tyre Wilfred vitin e kaluar.

Ligji katolik, i cili nuk njeh divorcin, zakonisht nuk lejon rimartesën e atyre që e kanë ende gjallë ish-bashkëshortin ose bashkëshorten. Johnson u divorcua nga gruaja e tij e parë, Allegra Mostyn-Owen në 1993 dhe përfundoi divorcin me gruan e tij të dytë, Marina Wheeler, në nëntor të vitit të kaluar.

Gruaja e tretë, Symonds, e cila do të marrë mbiemrin e Johnson, ka folur publikisht për besimin e saj katolik, kurse i shoqi, kryeministri Johnson, u pagëzua në katolicizëm, por hoqi dorë nga ai besim për anglikanizmin gjatë shkollës së tij në Eton, sipas biografëve.

Ati  Mark Drew, një ndihmësprift në Warrington, shkroi në Twitter pas këtij lajmi:

“A mund të më shpjegojë dikush se si Boris Johnson, i cili hoqi dorë nga kisha katolike kur ishte në Eaton dhe është divorcuar dy herë, mund të martohet në Katedralen e Westminster, ndërsa unë duhet t'u them katolikëve praktikantë që duan një martesë të dytë në Kishë, që kjo nuk është e mundur?"

Christopher Lamb, korrespondent i Romës për revistën katolike Tablet, tha se shumë njerëz mund të dalin në konkluzionin se rregullat nuk zbatohen për Kryeministrin. "Do të ketë një ndjesi se pse disa njerëz të divorcuar lejohen të martohen në kishë dhe të tjerët jo"  i tha ai Radio 5 të BBC, drejtpërdrejt. “Dhe unë mendoj se aty është kisha që mund të shikojë rregullat e saj aktuale dhe të shohë se si mund të bëhet më mikpritëse.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco