Joe Biden jep alarmin, tregon se çfarë po rrezikon e gjithë bota

Joe Biden jep alarmin, tregon se çfarë po rrezikon e gjithë bota

12:14, 01/06/2021

"Demokracia është në rrezik në këtë vend dhe në mbarë botën,” tha Presidenti Joe Biden në një paralajmërim që bëri të hënën gjatë fjalimit me rastin e Ditës së të Rënëve.

Presidenti i bëri komentet pasi ai, Nënpresidentja Kamala Harris dhe zyrtarët më të lartë ushtarakë amerikanë nderuan të rënët gjatë një ceremonie në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit në Ditën Përkujtimore të Shteteve të Bashkuara dedikuar kujtimit të atyre që u flijuan në lufra në shërbim të vendit.

“Ato që bëjmë tani, mënyra se si i nderojmë të rënët, do të përcaktojë nëse demokacia do të mbijetojë,” tha presidenti, siç duket duke iu referuar sulmit të 6 janarit në Kapitol nga përkrahës të ish-Presidentit Trump që po përpiqeshin të bllokonin çertifikimin e fitores së zotit Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2020.

Të premten republikanët në Senat bllokuan një propozim të miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve për të ngritur një komision dypartiak për të hetuar ngjarjet e 6 janarit.

Zoti Biden, siç ka bërë edhe herë të tjera, foli për betejën për “shpirtin e Amerikës” që “mbahet gjallë nga përplasja e instikteve tona më të këqija, siç e kemi parë kohët e fundit, dhe engjëjve tanë më të mirë”.

Ndërkohë që vendi kremton këtë ditë të shënuar, presidenti foli edhe për “të drejtën për të votuar lirisht, pa ndikim dhe pa pengesa”.

Disa orë para fjalimit të presidentit, demokratët dolën nga salla e Dhomës së Përfaqësuesve të shtetit të Teksasit për të mos lejuar që republikanët të miratonin një ligj që do të krijonte pengesa të reja ndaj votës në shtetin e dytë më të madh amerikan.

“E drejta për të votuar, e drejta për të arritur sukses në bazë të talentit që ke, pa u kufizuar nga pengesat e privilegjit apo pushtetit, këto janë parimet e demokracië,” tha zoti Biden.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco