A duhet të shqetësohemi? Kina raporton rastin e parë me grip shpendësh

A duhet të shqetësohemi? Kina raporton rastin e parë me grip shpendësh

11:51, 01/06/2021

Raportohet rasti i parë në botë i infeksionit me variantin e gripit të shpendëve H10N3. Asnjë rast i infektimit të njerëzve me H10N3 nuk është raportuar më parë në botë.

Sipas agjencisë Reuters, rasti është regjistruar në Kinë, ndërsa autoritetet shëndetësore thonë se rreziku i shpërthimit të infeksionit në shkallë të gjerë është i ulët.

Pacienti është një 41-vjeçar nga Zhenjiang, i cili u shtrua në spital në 28 prill pasi kishte ethe dhe simptoma të tjera. Gjendja e pacientit është e qëndrueshme dhe ai është gati të dalë nga spitali.

H10N3 është vdekjeprurës për zogjtë e egër dhe shpendët dhe mund të përhapet me ajër midis kafshëve përmes frymëmarrjes, ashtu si gripi normal. Autoritetet akoma nuk kanë përcaktuar se si është infektuar personi në fjalë.

Në 40 vite janë raportuar 160 raste të izoluar me këtë variant të gripit të shpendëve. Sipas agjencisë Reuters, pritet të bëhen analiza për të përcaktuar nëse ky variant i ngjan viruseve të vjetër apo është i ri.

Varianti H7N9 i gripit të shpendëve shkaktoi panik në Kinë gjatë viteve 2016-2017 kur vrau të paktën 300 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco