Biden nderon viktimat e harruara të masakrës raciste në Tulsa

Biden nderon viktimat e harruara të masakrës raciste në Tulsa

10:45, 01/06/2021

Uashington - Presidenti amerikan Joe Biden do të marrë pjesë në një përkujtim të një prej momenteve më të errëta - dhe kryesisht të harruara të kombit - të dhunës racore, duke përkujtuar 100-vjetorin e një masakre në Tulsa të Oklahomës, që zhduku një komunitet të tërë të zi.

Vizita e Biden të martën, në të cilën ai do të nderojë më shumë se 300 zezakë të vrarë në duart e një turme të bardhë një shekull më parë, vjen në mes të një proteste kombëtare për drejtësinë racore. Dhe kjo do të jetë në kontrast të plotë me vizitën e fundit presidenciale në Tulsa, vitin e kaluar.

Biden do të jetë presidenti i parë që do të jetë pjesë e përkujtimeve të asaj që ndodhi në atë që dikur njihej si "Black Wall Street". Më 31 maj dhe 1 qershor të vitit 1921, banorët e bardhë dhe udhëheqësit e shoqërisë civile plaçkitën dhe dogjën në  Greenwood dhe përdorën avionë për të hedhur predha mbi të.

Sulmuesit vranë deri në 300 tulsanë me ngjyrë dhe i detyruan të mbijetuarit të hynin për një kohë në kampe internimi të mbikëqyrura nga anëtarët e Gardës Kombëtare.

Lufta e vazhdueshme për drejtësinë racore do të vazhdojë të vere ne provë Biden, presidenca e të cilit nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen dërrmuese nga votuesit me ngjyrë, si në zgjedhjet paraprake demokratike ashtu edhe në zgjedhjet e përgjithshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco