Lirohet pas 25 vitesh anëtari Cosa Nostras, aktivizoi telekomandën për vrasjen e Giovanni Falcones

Lirohet pas 25 vitesh anëtari Cosa Nostras, aktivizoi telekomandën për vrasjen e Giovanni Falcones

08:34, 01/06/2021

Bosi i mafias Giovanni Brusca, 64 vjeç i cili njihej për besnikëri ndaj kreut të bosit të Cosa Nostra, Toto Riina është liruar nga burgu pas 25 vitesh.

 Ai ka mbaruar vuajtjen e dënimit dhe që nga sot ish vrasësi i Cosa Nostra i cili më 23 maj 1992 aktivizoi telekomandën për masakrën e Capaci është një njeri i lirë.

Brusca u lirua nga burgu për shkak të ligjit të 13 shkurtit 2001 falë të cilit ai mbaroi vuajtjen e dënimit me burg për shtetin italian.

 Pasi zgjodhi të bashkëpunojë me sistemin e drejtësisë, ai mori zbritjet e dënimit të parashikuara nga ligji shkruajnë mediat italiane.

Brusca do t'i nënshtrohet kontrolleve dhe mbrojtjes, siç dhe vendosi Gjykata e Apelit në Milano. 

Ish-shefi i cili më 23 maj 1992 përdori telekomandën që shkaktoi masakrën e Capaci, duke vrarë gjyqtarin Giovanni Falcone, gruan e tij Francesca Morvillo dhe tre agjentët e shoqërimit Rocco Dicillo, Vito Schifani dhe Antonio Montinaro, u arrestua në 1996 në provincën e Agrigento dhe pas disa vitesh ai filloi të bashkëpunojë me sistemin e drejtësisë. 

Sidoqoftë, lirimi i tij ka shkaktuar reagimet më kritike. 

Familjarët e viktimave tashmë kanë shprehur shqetësimet e tyre për lirimin e tij. 

''Nga ana njerëzore është një lajm që më dhemb, por ky është ligji, një ligj që vëllai im gjithashtu do donte ta respekonte dhe prandaj duhet të respektohet - thotë Maria Falcone , motra e gjyqtarit Giovanni Falcone - shpresoj vetëm që gjyqësori dhe policia të monitorojnë me vëmendje ekstreme në mënyrë që të shmanget rreziku se ai do të kthehet në një krim, duke qenë se po flasim për një subjekt i cili ka pasur një rrugë shumë të trazuar bashkëpunimi me drejtësinë. Çdo koment tjetër më duket plotësisht i papërshtatshëm ".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco