Bota nën ethet e armatimit, ja shpenzimet rekord për vitin 2020

Bota nën ethet e armatimit, ja shpenzimet rekord për vitin 2020

20:35, 31/05/2021

Pandemia nuk e ndaloi botën që të armatosej edhe për 2020-ën, përkundrazi, nëse në pjesën më të madhe të sektorëve të ekonomisë buxhetet u shkurtuan, te ushtria të gjitha vendet më të mëdha të globet e lëshuan dorën.

Në 2020, sipas institutit SIPRI në të gjithë botën u shpenzuan rreth 2 mijë miliardë dollarë për armatime, shifra më e lartë që prej vitit 1988, kur nuk ishte shembur ende blloku komunist.

SHBA kryeson listën e vendeve me më shumë shpenzime me 778 miliardë dollarë, ndjekur nga Kina që ka shpenzuar rreth 252 miliardë, India me 73 mld dhe Rusia me 61.7 mld.

Shpenzimet ushtarake i rritën edhe Britania e Madhe, Gjermania, Japonia dhe Koreja e Jugut.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco