Alarmohet Gjermania, i kërkon sqarime SHBA-së për përgjimin e Merkelit

Alarmohet Gjermania, i kërkon sqarime SHBA-së për përgjimin e Merkelit

19:37, 31/05/2021

Bashkuara të Amerikës, në partneritet me Danimarkën, kanë përgjuar zyrtarë të lartë të shteteve evropiane, përfshirë kancelaren Angela Merkel.

Një zëdhënës i qeverisë federale ka thënë se Gjermania ka vënë kontaktet me të gjitha trupat kombëtare dhe ndërkombëtare për të kërkuar sqarime rreth rastit.

Megjithëkëtë, zëdhënësi Steffen Seibert ka refuzuar të komentojë zhvillimet që lidhen me aktivitetet e inteligjencës.

Transmetuesi danez DR ka bërë të ditur gjatë ditës se Agjencia amerikane e Sigurisë Kombëtare e kishte përdorur partneritetin me njësitin e jashtëm të inteligjencës daneze për të përgjuar liderët e shteteve fqinje. 

Inteligjenca daneze kishte mbledhur të dhëna mbi zyrtarë të tjerë nga Gjermania, Franca, Suedia dhe Norvegjia. 

Akuza të ngjashme ishin ngritur për herë të parë në vitin 2013. 

Pastaj, të dhënat sekrete, të zbuluara nga sinjalizuesi amerikan, Edward Snowden, pretenduan se amerikanët kishin përgjuar edhe telefonin e kancelares Merkel.

Shtëpia e Bardhë nuk i kishte mohuar plotësisht akuzat, por kishte thënë se telefoni i Merkelit nuk ishte përgjuar atëherë dhe se kjo nuk do të ndodhte në të ardhmen.

Gjermania është aleate e ngushtë e SHBA-së. Të dhënat e reja janë rezultat i një hetimi të brendshëm nga viti 2015 në Shërbimin e Inteligjencës së Mbrojtjes daneze dhe rolit të tij në partneritetin me shërbimin sekret amerikan.

Hetimi iu është referuar nëntë burimeve të paidentifikuara. 

Ministria e Mbrojtjes e Danimarkës ka refuzuar të komentojë atë që e ka cilësuar si “spekulim” mediatik për çështje inteligjence. 

Ndërkaq, Qeveria franceze ka vlerësuar se çështja do të ishte tepër serioze po qe se raportet e mediave rezultojnë të jenë të sakta./Ap

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco