Rusia 'gati' të përdorë forcën për të ndaluar aktet ‘jo miqësore’ të shteteve tjera

Rusia 'gati' të përdorë forcën për të ndaluar aktet ‘jo miqësore’ të shteteve tjera

18:36, 31/05/2021

Një zyrtar i lartë i sigurisë së Rusisë ka thënë të hënën se Kremlini është i gatshëm për të ndaluar atë që ai e quajti si ‘veprime jo miqësore’ të shteteve tjera, transmeton Gazeta Metro.

Agjencia ruse e lajmeve Interfaz ka raportuar se komentet e Nikolai Patrushev, sekretari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, vijnë para samitit të liderëve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës muajin e ardhshëm.

As ministri i mbrojtjes së Rusisë Sergei Shoygu, nuk ishte më pak kërcënues e sipas raportit të të njëjtës agjenci ruse të lajmeve pas shtimit të aktivitetit ushtarak të NATO’s dhe SHBA’së në perëndim të Rusisë kërkon përgjigje të Moskës.

“Aktivitetet e kolegëve tanë perëndimor po shkatërrojnë sistemin e sigurisë botërore dhe po na shtyjnë të ndërmarrim masa të kundërvënies” ka thënë Shoygu.

Ai shtoi se rreth 20 formacione ushtarake dhe njësi do të radhiten përgjatë rajonit ushatarak perëndimor deri në fund të vitit ka thënë ministri rus.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin do të takohen me 16 qershor në Gjenevë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco