Francë: Të gjithë mund të vaksinohen kundër COVID-19, hiqen kufizimet në moshë

Francë: Të gjithë mund të vaksinohen kundër COVID-19, hiqen kufizimet në moshë

17:56, 31/05/2021

Franca bëri me dije ditën e sotme se vaksinimi kundër Covid-19 mund të bëhet nga të gjithë.

Deri tani, përparësi kanë pasur personat mbi 50 vjeç, ata me sëmundje kronike dhe punëtorët me profesione më të ekspozuara ndaj virusit.

Në total, 25.4 milionë njerëz në Francë, e kanë marrë tashmë një dozë të vaksinës, që do të thotë rreth 38% e popullsisë.

“Jam plotësisht i bindur se do të shohim shumë njerëz që vaksinohen”- tha të hënën Alan Fischer, imunologu që kryeson bordin këshillimor të qeverisë franceze për vaksinimin.

Qeveria shpreson që 76.7 milionë vaksinat që pritet t’i sigurojë në qershor, do ta ndihmojnë atë për të përmbushur kërkesat.

Vaksinat AstraZeneca dhe Johnson&Johnson janë në dispozicion vetëm për personat mbi 55 vjeç, pasi një numër i vogël njerëzish, kanë pësuar mpiksje gjaku.

Në Francë përdoren edhe vaksinat Pfizer/ BioNTech dhe Moderna.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco