Gruaja e parë astronaute/ Italiania komandon Stacionin Hapsinor Ndërkombëtar

Gruaja e parë astronaute/ Italiania komandon Stacionin Hapsinor Ndërkombëtar

16:25, 31/05/2021

Agjencia Evropiane e Hapësirës ka konfirmuar se astronautja italiane Samantha Cristoforetti, do të jetë gruaja e parë evropiane që komandon Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Ajo është një rast i rrallë, pasi më pak se 600 astronautë kanë udhëtuar në hapësirë dhe vetëm rreth 10% e tyre kanë qenë gra.

Samantha Cristoforetti, është gruaja e parë italiane që shkoi në hapësirë dhe gruaja e tretë në botë që ka kaluar kohë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.

Astronautja Cristoforetti mban gjithashtu rekordin për fluturimin më të gjatë pa ndërprerje. Rekordi shënon 199 ditë dhe 16 orë.

NASA e Amerikës, Roscosmos e Rusisë, JAXA e Japonisë, CSA e Kanadasë dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës, vendosin me konsensus se cili astronaut do të drejtojë Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco