Ja cilët janë kontribuesit më të mëdhenj në operacionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara

Ja cilët janë kontribuesit më të mëdhenj në operacionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara

14:30, 31/05/2021

Çdo vit më 29 maj, Kombet e Bashkuara shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Paqeruajtësve.

 Kjo ditë shërben për t'i bërë homazhe personelit civil që kanë shërbyer nën flamurin e Kombeve të Bashkuara gjatë viteve. 

Misioni i parë paqeruajtës i Kombeve u krijua më 29 maj 1948, kur Këshilli i Sigurimit autorizoi vendosjen e një numri të vogël vëzhguesish ushtarakë në Shtetin e ri të Izraelit, ku një armëpushim ishte në fuqi pas një konflikti me shtetet arabe. 

Më shumë se 4,000 paqeruajtës të Kombeve të Bashkura kanë vdekur në misionet ndërkombëtare që atëherë dhe vetëm në vitin 2020 ishin 130 humbje jete.

 Detyra mbetet aq e rrezikshme dhe është bërë gjithnjë e më e vështirë nga ngritja e grupeve të tilla si ISIS dhe Boko Haram, për të mos përmendur sfidat e paraqitura nga pandemia e Covid-19.

Më shumë se 1 milion burra dhe gra kanë shërbyer në 72 misione paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara që nga viti 1948 dhe 89,000 policë ushtarakë dhe personel civil janë aktualisht të vendosur në 12 misione. 

Kombet e Bashkuara deklaruan se Bangladeshi ishte vendi me kontributin më të lartë që nga mars 2021 me 6,608 paqeruajtës të dislokuar ndërsa Ruanda dha kontributin e dytë më të madh me 6,335.

 Etiopia përmbylli tre vendet e para me 6,245.

 Duke komentuar Ditën Ndërkombëtare të Paqeruajtësve të KB 2021, Sekretari i Përgjithshëm António Guterres deklaroi se “paqeruajtja e Kombeve të Bashkuara ndihmon në kultivimin e paqes në disa nga vendet më të rrezikshme të botës. Sot dhe çdo ditë, ne përshëndesim përkushtimin dhe trimërinë e paqeruajtësve tanë për të ndihmuar shoqëritë të largohen nga lufta dhe drejt një të ardhme më të sigurt, më të qëndrueshme ".

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco