‘Virusi nuk ka ikur’, shkencëtarët: Britania e Madhe rrezikon valën e tretë të pandemisë

‘Virusi nuk ka ikur’, shkencëtarët: Britania e Madhe rrezikon valën e tretë të pandemisë

14:01, 31/05/2021

Ka shenja se Mbretëria e Bashkuar është në fazat e hershme të një vale të tretë të infeksioneve të koronavirusit, thotë shkencëtari këshillues i qeverisë britanike, raporton BBC.

Prof Ravi Gupta, nga Universiteti i Kembrixhit, tha se megjithëse rastet e reja janë "relativisht të ulëta", varianti indian ka shkaktuar "rritje eksponenciale".

Ai tha që dhënia fund e kufizimeve të Covid në Angli në 21 qershor duhet të shtyhet.

Sekretari i mjedisit George Eustice tha se qeveria nuk mund të përjashtojë një vonesë të lehtësimit të planifikuar të bllokimit.

Të dielën, Britania e Madhe raportoi më shumë se 3,000 infeksione të reja Covid për një të pestën ditë radhazi.

Para kësaj, Britania e Madhe nuk e kishte tejkaluar atë shifër që nga 12 prilli.

I pyetur në programin Today të BBC Radio 4 nëse Britania e Madhe ishte tashmë në një valë të tretë të infeksioneve, Prof Gupta tha: "Po, ka pasur një rritje eksponenciale të numrit të rasteve të reja dhe të paktën tre të katërtat e tyre janë të reja (varianti Indian).

"Sigurisht që numri i rasteve është relativisht i ulët për momentin, të gjitha valët fillojnë me numër të ulët të rasteve dhe pastaj rastet shpërthejnë, kështu që çelësi këtu është se ajo që po shohim këtu janë shenjat e një vale të hershme "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco