Turqia dhe Greqia arrijnë marrëveshjen mbi çertifikatën e vaksinimit

Turqia dhe Greqia arrijnë marrëveshjen mbi çertifikatën e vaksinimit

12:44, 31/05/2021

Ministri i jashtëm turk Mevlut Çavuso ndodhet sot për një vizitë në Greqi dhe është takuar dhe me ministrin e jashtëm grek Nikos Dendias.

Të dy ministrat kanë dalë në një deklaratë të përbashkët për shtyp.

Ministri i Jashtëm grek i cili bëri dhe deklaratën e parë në emër të vendit pritës u shpreh:

''Ne kemi arritur një marrëveshje mbi njohjen reciproke të çertifikatave të vaksinave.'

Ndërsa ministri turk Çavusoglu u shpreh:

 "Kjo marrëveshje që kemi arritur sot do të ketë një efekt pozitiv në sektorin tonë të turizmit reciprokisht" duke shtuar:

'' Tani kemi filluar të punojmë për projekte konkrete me palën greke të përqendruar në veprim dhe bashkëpunim. Ne ramë dakord për 25  pikat e bashkëpunimit ekonomik, një nga ato ishte dhe për certifikatën e vaksinimit pavarësisht faktit se cila është vaksina e marrë. Ne gjithashtu arritëm një marrëveshje me Hungarinë, Serbinë dhe Bullgarinë, të cilat ishin anëtare të BE më parë. Marrëveshja që kemi arritur sot do të kontribuojë reciprokisht pozitivisht në sektorin tonë të turizmit. Ne kemi probleme që presin një zgjidhje për një kohë të gjatë dhe duam që ato të zgjidhen në sytë e së drejtës ndërkombëtare. Ekziston një vullnet nga të dy palët. Si Turqi , ne jemi gati për dialog dhe negociata për të përmirësuar marrëdhëniet tona dypalëshe me Greqinë pa asnjë parakusht. Qytetarët e dy vende do të jenë në gjendje të udhëtojnë dhe me një test negativ të bërë 24 orë para nisjes. "

Dy ministrat gjithashtu njoftuan dhe për takimin e ardhshëm të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis me Presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan në Samitin e NATO-s në Bruksel më 14 qershor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco