Si pasojë e pandemisë rritet numri i fëmijëve jetimë në Indi

Si pasojë e pandemisë rritet numri i fëmijëve jetimë në Indi

12:53, 31/05/2021

Pesëvjeçarja Pantham dhe vëllai i saj vetëm 10 muaj Ayush humbën babin e tyre nga virusi COVID-19 në muajin prill. Ditë më vonë ata humbën edhe nënën e tyre.

Gjithçka rreth tyre ndryshoi dhe ata nuk ishin në dijeni, pyesnin se pse prindërit e tyre po merrnin kaq shumë kohë për t’u kthyer në shtëpi. Të afërmit e tyre u thonin se ata ishin larguar për punë mirëpo çdo ditë e më shumë ishte e vështirë të mos u thoje të vërtetën.

Të afërmit e dy fëmijëve  vendosën të kontaktonin një organizatë joqeveritare në Delhi që i  merr parasysh fëmijët jetimë. Ata shpresojnë se dikush do t’i adoptojë fëmijët.

Ndërsa edhe dy fëmijë tjerë të moshave 7 dhe 12 vjeç kanë humbur prindërit e tyre në valën e parë të virusit. Babai i tyre vdiq në qershor të 2020, e ëma e tyre ndërroi jetë gjatë muajit prill të këtij viti. Gjyshja e tyre është e shqetësuar për të ardhmen e dy fëmijëve mirëpo ende nuk ka vendosur t’i regjistrojë ata për adoptim, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Kush ka për t’u kujdesur për këta dy fëmijë?”, tha ajo .

“Janë gjithçka që kam nga djali im, shumë njerëz po i kërkojnë për t’i adoptuar , mirëpo si mund t’i jap unë këta fëmijë?”.

Mirëpo nuk janë vetëm këto dy raste , India është shkatërruar e tëra nga virusi dhe shumë fëmijë kanë mbetur jetim.

Smirti Irani, Ministrja e Grave dhe Mirëqenies së fëmijëve  ka shkruar se prindërit e më shumë se 577 fëmijëve kanë vdekur nga virusi nga data 1 prill e deri më datën 25 maj.

Gjatë vikendit Kryeministri i Indisë, Narendra Modi ka ndarë  një fond rreth 13 mijë e 970 dollarëve  për këta fëmijë. Shtesë që do u jepet fëmijëve kur do t’i mbushin 18 vjet.

India njihet për ligjet strikte sa i përket procesit të adoptimit.  Ky shtet ka ligje të rrepta të birësimit – çdo shtet ka një komision për mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve.

Një numër i OJQ-ve gjithashtu ndihmojnë komisionet në identifikimin e fëmijëve që janë në rrezik.

Ekziston një portal kombëtar për birësim ku njerëzit që kërkojnë të birësojnë fëmijë mund të regjistrohen vetë. Por normat e birësimit në Indi janë të ulëta – vetëm 3 mijë e 351 fëmijë u birësuan në vitin deri në mars 2020, ndërsa dhjetëra mijëra ishin jetimë. Për krahasim, më shumë se 66 mijë fëmijë u adoptuan në SHBA më 2019.

Shumë persona kanë përdorur faqet e rrjeteve sociale në mënyrë për të kërkuar ndihmë për shtretërit e spitaleve, oksigjenin dhe ilaçe. Por mediat sociale gjithashtu janë përmbytur me thirrje për të adoptuar fëmijë prindërit e të cilëve kanë vdekur nga COVID-19.

Por ndarja e tillë e hapur e numrave të telefonit dhe fotove të fëmijëve ngre frikën e trafikimit. Kundu paralajmëroi që mediat sociale të mos bëhen një shërbim “i ngjashëm me Amazon” ku njerëzit mund të zgjedhin fëmijë për birësim.

“Ekipi i tij kishte hasur në një faqe në Facebook që u ofronte fëmijëve për birësim” tha ai.

“Një nga anëtarët e stafit tim thirri numrin në faqen e Facebook dhe ata cituan çmimin prej shtatë mijë dollarë (katër mijë e 935) për një fëmijë. Ne kemi raportuar grupin në polici.”

Në Indi ekziston frika se fëmijët mund të shfrytëzohen  seksualisht. Sonal Kapoor, CEO i OJQ-së me bazë në Delhi Protsahan, tha se organizata e saj kishte hasur në raste kur njëri prind kishte vdekur dhe tjetri, zakonisht babai, i shtyu fëmijët në punë të tilla.

Kjo krijoi një nevojë për të shtuar kujdesin  për fëmijët që nuk kishin qenë jetimë, por vetëm kishin humbur një prind. Në një rast, tha ajo, një baba filloi të sulmojë seksualisht vajzat e tij pasi nëna u sëmur shumë me virusin.

“Jetimët nga COVID-19 janë një çështje e madhe për momentin por kjo nuk është e vërteta e plotë. Numri i fëmijëve që kanë humbur njërin prind është i madh dhe ata gjithashtu kanë nevojë për vëmendje të barabartë”, tha ajo.

Zonja Kapoor tha se Protsahan kishte marrë thirrje shqetësuese zemërimi gjatë pandemisë. Një telefonatë erdhi nga dy fëmijë të vegjël, babai i të cilëve kishte vdekur në një spital dhe ata kishin nevojë për ndihmë për procesin e kremacionit, sepse nëna e tyre ishte dobësuar nga koronavirusi.

Në një familje tjetër, nëna kishte vdekur dhe babai ishte tronditur aq shumë  sa që për tre ditë nuk kishte  ushqyer fëmijët e tij.

“Ne morëm një telefonatë nga të afërmit duke kërkuar ndihmë për të ushqyer fëmijët”, tha ajo.

Qeveritë e shtetit kanë filluar të shtojnë përpjekjet për t’u kujdesur për jetimët, por ekspertët thonë se duhet bërë shumë më tepër. Rreziku është që shumë fëmijë mund të rriten pa një familje përreth tyre. Kurse për shkaqe sigurie shumë fëmijëve u është ndryshuar identiteti i tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco