Pamje të rënda: Pasagjerja i thyen dhëmbët stjuardesës

Pamje të rënda: Pasagjerja i thyen dhëmbët stjuardesës

11:14, 31/05/2021

Një epidemi agresioni mund të quhet ajo që po ndodh në fluturime të ndryshme në të gjithë botën, ku po raportohen qindra incidente të dhunshme me pasojë plagosjen e dhjetëra personave.

Orët e fundit një femër përfundoi me dy dhëmbë të thyer pas sherrit mes stjuardesës dhe pasagjeres në fluturimin e linjës Southwest Airlines në SHBA, raporton noa.al duke cituar The New York Post.

Fluturimi nga Sacramento drejt San Diegos nisi qetë, por shpejt u rëndua situata në bord.

Pasagjerja e irrituar u ngrit dhe nisi ta godasë, duke i shkaktuar stjuardesës dëmtime të mëdha në fytyrë dhe thyerjen e dy dhëmbëve.

Vyvianna Quinonez bashkë me familjarët gjendeshin në bord kur stjuardesa nisi të bërtasë që të mbajnë mirë maskat. Pasagjerja i tha tri herë që të ulte zërin sepse e dëgjoi dhe po vepronte, por stjuardesa vazhdoi të sillet me agresivitet verbal duke bërë që situata të precipitojë.

“Për mendimin tim që të dyja kishin faj në atë që ndodhi dhe po gabonin me sjelljen e tyre duke dalë totalisht nga etika”, tha Michelle Manner, që filmoi skenat që shikoni më poshtë.

Vetëm në periudhën 8 prill deri 15 maj janë raportuar 477 incidente me udhëtarë dhe personel avionësh vetëm në fluturimet amerikane.

Disa qindra incidente të tjera janë raportuar në linjat evropiane dhe të kontinenteve të tjera. Shkaqet e këtyre incidenteve në pjesë më të madhe janë për shkak të detyrimeve për distancim fizik, mbajtjen e maskave dhe përplasjeve mes pasagjerësh dhe stafit fluturues për respektimin e rregullave të vendosura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco