Nuk pranuan të merrnin vaksinën, pezullohen 30 mjekë e infermierë në Itali

Nuk pranuan të merrnin vaksinën, pezullohen 30 mjekë e infermierë në Itali

10:25, 31/05/2021

30 punonjës të shëndetit publik në Ragusa në Itali u pezulluan nga detyra pasi refuzuan të marrin vaksinën kundër koronavirusit.

Vendimi ka efekt të menjëhershëm dhe është i vlefshëm deri më 31 dhjetor. Ai gjithashtu parashikon pezullimin e pagës dhe çdo shpërblim tjetër.

Në njoftim shkruhet se institucioni i shëndetit publik në Ragusa reagoi në bazë të legjislacionit të ri që u dekretua në prill që parashikon detyrimin për t’u vaksinuar për mjekët, infermierët dhe operatorët e shëndetësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco