Turisti francez akuzohet për spiunazh në Iran për 'fotot me dron'

Turisti francez akuzohet për spiunazh në Iran për 'fotot me dron'

08:28, 31/05/2021

Një turist francez është vendosur të ndiqet penalisht për spiunazh në Iran, pasi dyshohet se bëri fotografi në një rajon të shkretë, vitin e kaluar.

Exploruesi Benjamin Briere, 35 vjeç, u arrestua në Iran majin e kaluar dhe u akuzua për hedhjen në fluturim të një droni në një zonë të ndaluar nga ushtria.

Po aq sa për spiunazh, ai ishte të mërkurën - në përvjetorin e arrestimit të tij të parë - i akuzuar nga një gjykatë në Mashhad të Iranit, për "propagandë kundër sistemit" në lidhje me disa pastime në mediat sociale që vinin në dyshim ligjet e detyrueshme të Iranit për gratë, tha avokati Saeid Dehghan.

Avokati Dehghan shtoi se dy akuza të tjera kundër klientit të tij – si "alkoolizmi" dhe "përhapje të korrupsioni që kërcënon mirëqënien sociale dhe politike", e fundit prej të cilave është një nga veprat më të rënda në Kodin Penal islamik të Iranit dhe që mund të mbartë dënimin me vdekje - ishtë hequr.

Familja e tronditur i bën thirrje Macron të ndërhyjë

Briere është mbajtur në Burgun Qendror Vakilabad në Mashhad për 12 muajt e fundit. Të mërkurën, motra e tij Blandine Briere botoi një letër të hapur  drejtuar presidentit francez Emmanuel Macron, duke i kërkuar qeverisë të ndërhynte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco