E kaluara kriminale e shqiptarit të ekzekutuar në Greqi: 12 vrasje dhe 10 tentativa, lëvizte me patinë elektrike

E kaluara kriminale e shqiptarit të ekzekutuar në Greqi: 12 vrasje dhe 10 tentativa, lëvizte me patinë elektrike

21:31, 30/05/2021

Një 32-vjeçar me origjinë shqiptare, i identifikuar nga autoritetet greke si Aristides Pappas, u ekzekutua pasditen e sotme në një kafene në Sepolia të Athinës.

Ai ka një dosje voluminoze kriminale, të pasur me ngjarje dhe përfshirjen në bandat e trafikut të drogës.

Ai qarkullonte me një patinë elektrike teksa mbante jelek antiplumb.

Mediat greke zbulojnë se atentati i Pappas është një larje hesapesh mes bandave të trafikut të drogës në qendër të Athinës.

Atentati i fundit iu bë në 26 shkurt të këtij viti nga dy persona që u arratisën me taksi.

Mediat greke shkruajnë se Pappas ishte anëtari kryesor i një bande mafioze shqiptare, e cila në dy vitet 2007-2008 dyshohet se ishte përfshirë në 12 vrasje dhe 10 plagosje.

“32-vjeçari nga Shqipëria, i cili u ekzekutua sot në Athinë ka qenë akuzuar për përfshirje në një organizatë kriminale, grabitje dhe trafik droge.

Më 20 korrik 2007, individë të panjohur ishin përpjekur ta vrisnin në qendër të Athinës, ndërsa më 26 maj 2019, ai u qëllua në stacionin e Larissas duke u plagosur rëndë. Atentati i fundit iu bë në shkurt të këtij viti”, theksohet në artikull.

“Banda e parë, ku 32-vjeçari bënte pjesë përbëhej nga 9 shqiptarë dhe e dyta nga 5 shqiptarë” vijon më tej shkrimi. “Disa anëtarë të këtyre organizatave kriminale janë burgosur, ndërsa ata që mbetën jashtë po vazhdojnë “hakmarrjen” vrasëse” thuhet në artikull ndër të tjera.

Krimet ku ishte përfshirë shqiptari

Vrasja në 2008 në Keratsini

Vrasja e trefishtë në Kolonos në vitin 2007

Vrasje e dyfishtë në Athinë në 2007

Vrasje në një kafene në Keratsini në vitin 2008

Vrasje në vitin 2008, trupi u gjet në një zonë pyjore

Vrasje në vitin 2008 në Athinë

Vrasje e trefishtë në një kafene në 2008 në Agios Panteleimon

10 raste vrasjesh të mbetura në tentativë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco