Erdogan përuron në Stamboll kullën më të lartë të Europës, 587 metër mbi nivelin e detit

Erdogan përuron në Stamboll kullën më të lartë të Europës, 587 metër mbi nivelin e detit

18:52, 30/05/2021

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka përuruar kullën më të lartë në Stamboll dhe Europë, e cila ka një lartësi 587 metër mbi nivelin e detit.

Kulla Camlica ofron një nga pamjet më të bukura të Bosforit dhe Stambollit dhe do t’i shërbejë organizatave të medias dhe operatorëve të komunikimit.

“Me një lartësi prej 587 metra mbi nivelin e detit dhe një pamje të Bosforit, kjo kullë (Camlica) është ndërtesa më e lartë në Stamboll”- tha Erdogan, duke nënvizuar se kulla do të japë gjithashtu një kontribut shumë të rëndësishëm për sa i përket turizmit.

Ndërtimi i kullës Camlica filloi në vitin 2017, ndërkohë që ajo mbulon një sipërfaqe prej rreth 30.150 metra katrorë. Kulla ka 49 kate, 4 prej të cilëve nëntokë dhe 45 kate sipër.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco