Brazil: Protestuesit “sulmojnë” presidentin, e quajnë vrasës e psikopat

Brazil: Protestuesit “sulmojnë” presidentin, e quajnë vrasës e psikopat

17:38, 30/05/2021

Pakënaqësia me mënyrën sesi u menaxhua pandemia ka nxjerrë me mijëra njerëz në protesta në rrugët e Brazilit, njëri prej vendeve të goditur më rëndë nga koronavirusi në botë.

Zemërata drejtohet kryesisht ndaj presidentit të vendit, Jair Bolsonaro. Protestuesit e sulmuan kreun e shtetit duke thënë se kjo situatë ishte përgjegjësi e tij. një turmë e madhe njerëzish u mblodh përpara Kongresit në Brasilia duke bërë thirrje për shkarkimin e Bolsonaros, ndërsa të sigurohen akoma edhe më shumë vaksina.

“Ne duhet ta ndalojmë këtë qeveri. Këto gjëra duhet të marrin fund. Bolsonaro po bën genocid këtu. ai është vrasës, është psikopat. Ai njeri nuk ka asnjë lloj ndjeshmërie, nuk i bëhet vonë për ne. As nuk ka arritur ta perceptojë se çfarë katastrofe ka shkaktuar“, thotë protestuesi Omar Silveira.

Protesta po mbahen në Rio de Zhaneiron. Popullariteti i Bolsonaros ka rënë ndjeshëm gjatë periudhës së pandemisë. Brazili ka regjistruar gati 460,000 viktima me koronavirus, shifra e dytë më e lartë pas Shteteve të Bashkuara, ndërsa është i treti në botë për numrin e të infektuarve, 16 milionë.

Partitë opozitare, sindikatat dhe lëvizjet shoqërore akuzojnë Bolsonaron për ngecje të programit dhe mospërfillje të pasojave, ndërsa Senati në Brazil po kryen hetime për menaxhimin e pandemisë nga ana e qeverisë, si dhe për programin tejet të ngadaltë të vaksinimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco