Greqi/ Më pak se 1 mijë raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, regjistrohen 30 viktima

Greqi/ Më pak se 1 mijë raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, regjistrohen 30 viktima

16:49, 30/05/2021

Ulet numri i të infektuarve me COVID-19 në Greqi, 30 viktima dhe 497 të intubuar

Në 24 orët e fundit në Greqi është shënuar një numër i ulët të infektuarish me koronavirus, vetëm 907 raste, ndërsa 30 pacientë nuk arritën që të fitojnë luftën me sëmundjen duke ndërruar jetë.

Numri i pacientëve që po trajtohen në intubim është 497.

Nga fillimi i pandemisë numri i viktimave në Greqi ka arritur në 12054.

Rekordi për numrin e të infektuarve për 24 orë në vendin fqinj u shënua në 30 mars të këtij viti, 4340 raste, ndërsa përsa i përket fataliteteve në 28 nëntor të vitit të kaluar, 121 pacientë ndërruan jetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco