Ndodh e papritura, forcat e NATO-s pushtojnë një fabrikë në ...

Ndodh e papritura, forcat e NATO-s pushtojnë një fabrikë në ...

15:51, 30/05/2021

Një incident i pabesueshëm ndodhi në zonën e Chesnegirovo në Bullgari ku punonjësit e një fabrike luledielli u befasuan kur panë një skenar të stërvitjes së NATO-s brenda ambienteve ku ata po punonin.

Sipas stacionit televiziv lokal ‘Nova TV’, gjatë një stërvitje të NATO-s, shtatë ushtarë amerikanë pushtuan aksidentalisht fabrikën në një formacion stërvitor në mënyrë që të ‘siguronin’ strukturën.

Pronari i fabrikës, Marin Dimitrov, tha se punëtorët janë ende të tmerruar, ndërsa ai theksoi se do të ndërmarrë veprime ligjore. Nga ana e saj, ambasada amerikane kërkoi falje.

Sipas mediave lokale, incidenti ndodhi më 11 maj ndërsa një hetim tashmë ka filluar nga Ministria e Mbrojtjes e Bullgarisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco