Ishte 15-vjeçare kur dy burra tentuan t’i futen në dhomën e hotelit, gruaja tregon si shpëtoi nga kjo

Ishte 15-vjeçare kur dy burra tentuan t’i futen në dhomën e hotelit, gruaja tregon si shpëtoi nga kjo

14:33, 30/05/2021

Një grua e cila thotë se ndaloi dy burra të hynin në dhomën e saj të hotelit kur ishte vetëm 15 vjeçe duke kujtuar këshillat që njerku ia kishte dhënë asaj, është bërë virale pasi ndau një seri të videove në internet.

Sipas medieve të huaja, një video e shpërndarë në TikTok tregon një pajisje e cila mund të hyjë poshtë dyerve të përdoret për të tërhequr dorezën nga brenda derisa ka grumbulluar më shumë se 13 milionë shikime pasi paralajmëronte njerëzit për rrezikun.

Josie Bowers tha se i kishte ndodhur asaj kur ishte me pushime me familjen, derisa shpjegon se ishte “përvoja më e frikshme e jetës së saj”.

Bowers thotë se kur ishte adoleshente, ajo qëndroi në një hotel në Maryland dhe se ishte vetëm në dhomën e hotelit duke bërë gati derisa pjesa tjetër e familjes së saj ishin ende në plazh.

Derisa po bëhej gati të hynte për të bërë dush, ajo potencoi se dëgjoi zhurma dhe pa që ‘teli’ i paraqitur në video ishte vendosur nën derë.

Josie u shpreh se një burrë filloi të hapte derën derisa ajo qëndronte në peshqirin e saj, dhe ajo shpejt e përplasi derën përsëri dhe ia vendosi drynin.

Sipas saj burrat më pas folën nga dera për të pretenduar se ishin punëtorë hotelieri që ishin atje për të ‘rregulluar derën’, por që ajo mund të dallonte nga veshja e tyre se ata nuk ishin punonjës, shkruan Telegrafi.

E tmerruar për atë që po planifikonin të bënin, ajo thotë se në ato momente kujtoi këshillat që ia kishte dhënë njerku i saj.

Josie, tani 19-vjeçare, shpjegoi: “Unë mendoj se jam shumë e zgjuar për këtë. Njerku im është një oficer policie, dhe më mësoi që të mos ia bëja kurrë të ditur njerëzve që jam vetëm.

“Unë bërtita, ‘hej baba, ka ardhur dikush këtu për ta rregulluar derën’. Sapo ata menduan se unë nuk isha vetëm dhe se babai im potencialisht ishte atje, ata vrapuan. Ata ishin zhdukur”, u shpreh ajo. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco