Mafiozi turk i rrëfen të gjitha, implikon ish-kryeministra e zyrtarë të lartë të qeverisë së Erdogan

Mafiozi turk i rrëfen të gjitha, implikon ish-kryeministra e zyrtarë të lartë të qeverisë së Erdogan

16:47, 28/05/2021

Një mafioz i rrezikshëm turk, ka bërë deklarata që kanë tronditur së tepërmi qytetarët. Ai godet hapur politikën turke, më në veçanti ministrin e brendshëm të saj.

Sedat Peker, flet për korrupsion, trafik droge, përdhunime e vrasje, e për këtë, implikon edhe ish-kryeministra e zyrtarë të lartë të Turqisë.

 

Mesazhi i Peker, gjithashtu u shoqëruar me postime të herëpasherëshme në “Twitter”, duket se ka mbërthyer turqit në ekrane për të mësuar më shumë rreth asaj që ndodh në “nëntokën” e Turqisë.

Duke folur me reputacionin e një njeriu që di gjithçka për të gjithë, Peker është dënuar për krime të shumta, duke përfshirë mashtrime e drejtim organizatash kriminale.

Ai u arratis nga Turqia vitin e kaluar për të shmangur ndjekjen penale dhe tani pretendon se jeton në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ai flet nga një tryezë e rregulluar me kujdes dhe për skandale të shumta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco