Bezos do të largohet nga Amazon në 5 korrik/ Pse është e rëndësishme kjo datë?!

Bezos do të largohet nga Amazon në 5 korrik/ Pse është e rëndësishme kjo datë?!

13:48, 28/05/2021

Data kur ai do të largohet nga drejtimi i Amazon më në fund u zgjodh nga themeluesi i gjigantit amerikan, Jeff Bezos.

Njeriu që e ktheu Amazon nga një librari në internet në një gjigand të vërtetë të tregtisë elektronike ka njoftuar se ai do të zëvendësohet nga ekzekutivi i kompanisë Andy Jassi më 5 korrik.

"Ne zgjodhëm këtë datë sepse ajo ka vlerë emocionale për mua personalisht," është shprehur Bezos të mërkurën, pasi shënon 27 vjetorin e themelimit të kompanisë në 1994.

Amazon me qendër në Seattle kishte njoftuar largimin e Bezos, që nga shkurti i kaluar, pa specifikuar një datë të saktë. 

Jasie, i cili do të marrë detyrën e CEO të ri, aktualisht është kreu i sektorit të llogaritjes cloud të Amazon dhe zgjedhja e tij si pasardhës shënon kthesën e perandorisë së biznesit, e cila filloi si një dyqan me pakicë në internet për t'u bërë një nga grupet më të mëdha në internet.

"Andy Jassi do të jetë një udhëheqës i shkëlqyeshëm dhe ai gëzon besimin tim të plotë,"  tha Bezos një mbledhje aksionerësh.

57-vjeçari Bezos, një nga njerëzit më të pasur në botë me një pasuri personale prej 167 miliardë dollarësh, nuk është larguar plotësisht.

 Ai do të jetë CEO i Amazon dhe do të përqendrohet në produkte dhe iniciativa të reja. 

Në të njëjtën kohë, ai synon të përqendrohet në projekte të tjera, të tilla si Blue Origin, por edhe në gazetën e tij, Washington Post.

E mërkura, (26 maj) ishte një ditë e mbushur me njoftime të mëdha pasi Amazon njoftoi se do të blinte studion historike të filmit Hollywood të MGM për 8.45 miliardë dollarë , duke shpresuar të pajisë shërbimin streaming me më shumë shfaqje dhe filma, për të konkurruar me platforma të tjera sidomos Netflix.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco