Pas divorcit sulmet nuk ndalen ndaj Bill Gates, tani në qendër të vëmëndjes bashkëpunëtori i tij i ngushtë

Pas divorcit sulmet nuk ndalen ndaj Bill Gates, tani në qendër të vëmëndjes bashkëpunëtori i tij i ngushtë

11:33, 27/05/2021

Pas zbulimeve të bëra që kur Bill Gates njoftoi divorcin e tij me Melinda Gates, ai ka qënë në qëndër të vëmëndjes për marrëdhëniet e tij të errëta si me punonjësen e Microsoft dhe me pedofilin e dënuar Jeffrey Epstein.

Ndërsa tani një tjetër bashkëpunëtor i tij i ngushtë vjen në qendër të vëmëndjes.

Dhe ai është Michael Larson, një nga këshilltarët kryesor i Bill Gates, njeriu që menaxhon pasurinë e tij të madhe përmes firmës së investimeve, Cascade Investment (në emër të kësaj kompanie Gates bleu mijëra hektarë tokë, duke e bërë atë pronarin më të madh të tokave në SHBA).

Sipas New York Times, Larson i cili është akuzuar për ngacmime seksuale në të kaluarën, mes punonjësve të tij ka krijuar ‘kulturë frikë’.

Burimet i thanë medias se Larson i quante punonjësit ‘budallenj’ dhe punë e tyre si ‘mbeturina’.

Dy burime gjithashtu i thanë Times se Larson i bëri një koment racist dhe punonjëses së tij, Ybarras e cila është një grua me ngjyrë.

Ybarra i tha atij se kishte votuar para se të vinte në punë ditën e zgjedhjeve në nëntor, Larson i ishte përgjigjur:

''Por ti jeton në geto dhe të gjithë e dimë që njerëzit me ngjyrë nuk votojnë''.

Ndërsa zëdhënësi i tij Chris Giglo është shprehur për Times:

"Gjatë mandatit të tij, z. Larson ka menaxhuar mbi 380 njerëz dhe ka pasur më pak se pesë ankesa në lidhje me të në total.Çdo ankesë u hetua dhe u trajtua seriozisht dhe u shqyrtua plotësisht, dhe asnjë nuk meritoi shkarkimin e z. Larson," .

Por bëmat e Larson nuk mbarojnë këtu sipas Times.

Ai një herë u tregoi kolegëve meshkuj fotografi të grave lakuriq dhe i krahasoi ato me kreun e burimeve njerëzore të kompanisë.

Times gjithashtu shkruan se Larson ishte akuzuar për ngacmim të një gruaje që drejtonte një dyqan biçikletash që ishte në pronësi nga një kompani e mbështetur nga Cascade. 

Gruaja punësoi një avokat në 2017 dhe i shkroi një letër Gates dhe French Gates duke kërcënuar se do të padisë çiftin nëse përparimet e pretenduara të Larson nuk ndalen. 

Të dy palët më në fund arritën një marrëveshje në 2018, gruaja nënshkroi një marrëveshje dhe mori një shumë parash.

Një hetim nga një firmë juridike arriti në përfundimin se akuza nuk mund të vërtetohej, dhe Larson u kthye për të punuar në Cascade pas një pushimi.

Cascade Investment u krijua për të menaxhuar pasurinë e Gates, si dhe fondin e Gates Foundation.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco