Mashtrimi/ ‘Kërcënimi për bombë’ erdhi pasi u rrëmbye avioni

Mashtrimi/ ‘Kërcënimi për bombë’ erdhi pasi u rrëmbye avioni

11:40, 27/05/2021

Pasi uli me forcë një avion të Ryanair në aeroportin e Minskut, ku forcat e sigurisë arrestuan një gazetar, diktatori bjellorus, Alexander Lukashenko insiston se fluturimi u ndalua për shkak të kërcënimeve për bombë.

Por një email i brendshëm konfirmon se kërcënimi për bombë u mor në Minsk vetëm pasi avioni ishte ulur në tokë. Kështu shkruan gazeta gjermane BILD.

Avioni ishte nisur nga Athina drejt Vilniusit në Lituani. Por kur u fut në hapësirën ajrore bjelloruse, kulla e kontrollit i lajmëroi për rrezikun e bombës.

Paralajmërimi erdhi në orën 12:30. Avioni me mbi 100 pasagjerë u ul në Minsk, ku u arrestua kritiku i qeverisë, Roman Protasevich.

Megjithatë, emaili ku pretendohet se kishte një kërcënim për bombë mbërriti në aeroportin e Minskut zyrtarisht në orën 12:57, gati gjysmë orë pasi ishte bërë paralajmërimi.

Perëndimi ka reaguar me zemërim ndaj këtij akti. BE ka planifikuar vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj Bjellorusisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco