Sofia Sapega, e dashura e arrestuar e gazetarit bjellorus, 'rrëfen krimin' në video

Sofia Sapega, e dashura e arrestuar e gazetarit bjellorus, 'rrëfen krimin' në video

10:29, 27/05/2021

Sofia Sapega, e dashura e gazetarit bjellorus Roman Protasevich, u arrestua me të të dielën kur aeroplani i “Ryanair” me të cilin po udhëtonin u detyrua të ulej në Bjellorusi.

Një video u publikua të martën në mbrëmje në të cilën Sapega bën një ‘rrëfim’ që opozita thotë se duket se është bërë nën detyrim.

Duke folur shpejt dhe në dukje jo e qetë, Sapega, një qytetare ruse 23-vjeçare, thotë në video se ajo është redaktore e një kanali të aplikacioneve për mesazhe në Telegram që publikoi të dhënat personale të personelit të zbatimit të ligjit në Bjellorusi, që përbën krim në Bjellorusi.

"Sot Sofia u mor në pyetje. Ajo u akuzua për kryerjen e një vepre penale. U zgjodh një masë parandaluese - paraburgimi për një periudhë prej dy muajsh," tha avokati i saj Alexander Filanovich për mediat ruse.

Asnjë detaj tjetër nuk u dha.

 "Avokatët kanë nënshkruar marrëveshje të mbyllur," tha ai.

Sapega tani është në një qendër paraburgimi të KGB (Shërbimi Informativ Bjellorus) në kryeqytetinbBjellorus, shtoi ai.

Në video, Sapega shprehet se është redaktore e kanalit Telegram Black Book of Bjellorusisë, i cili publikoi të dhënat personale të forcave të sigurisë së vendit.

Duke pasur parasysh sjelljen dhe mënyrën e të folurit të saj gjatë videos, mbështetësit besojnë se ajo u detyrua të fliste kështu.

Një video e ngjashme me Protasevich e lëshuar të hënën u pa gjithashtu me skepticizëm nga studiuesit, anëtarët e familjes dhe grupet e të drejtave të njeriut të cilët thonë se ka pak dyshime se ai ishte detyruar.

 Babai i tij Dzmitry i tha Reuters se ishte alarmuar pasi hunda e të birit dukej se ishte thyer "see forma e saj është ndryshuar" dhe se ato që thoshte ishin jashtë natyrës së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco