Milicë irakianë të rebeluar rrethojnë zyrën e Kryeministrit, pas arrestimit të komandantit

Milicë irakianë të rebeluar rrethojnë zyrën e Kryeministrit, pas arrestimit të komandantit

10:15, 27/05/2021

Tensionet u rritën në kryeqytetin e Irakut të mërkurën pas arrestimit të një komandanti të milicisë me akuzën e terrorizmit, duke shkaktuar një përballje të rrezikshme nga mbështetësit paramilitarë të të arrestuarit dhe qeverisë irakene.

Përballja filloi pasi forcat e sigurimit irakian arrestuan në agim udhëheqësin e milicisë Qassim Mahmoud Musleh bazuar në një hetim gjyqësor dhe urdhër arresti për akuzat e terrorizmit, tha ushtria e Irakut në një deklaratë. Deklarata tha se ai po merrej në pyetje nga një komitet i përbashkët hetimor.

Musleh është kreu i Forcave të Mobilizimit Popullor në provincën Anbar. FMB është një grup i sanksionuar nga shteti i përbërë nga një varg milicësh për të mposhtur grupin e Shtetit Islamik në 2014. Ndër anëtarët më të fuqishëm të grupit janë grupe të milicisë Shiite të mbështetur nga Irani.

Menjëherë pas arrestimit, forcat e lidhura me FMP, e cila ka zyra brenda Zonës së Gjelbër të fortifikuar fort, u vendosën përreth selisë së Kryeministrit Mustafa al-Kadhimi.

Tensionet u rritën kur forcat irakiane të sigurisë dhe elita e Shërbimit Kundër Terrorizmit u vendosën për të mbrojtur qeverinë dhe misionet diplomatike, duke shkaktuar frikë për dhunë.

Disa fraksione të armatosura të FMP-së u mblodhën rreth portave të hyrjes së Zonës së Gjelbër.

Prania e tyre brenda selisë së qeverisë së Irakut u konsiderua nga disa zyrtarë të lartë të qeverisë Irakene si një mënyrë për t’i bërë presion Kryeministrit al-Kadhimi për të liruar komandantin Musleh.

Kryeministri e përshkroi këtë shfaqje të forcës si "një shkelje serioze të kushtetutës Irakene dhe ligjeve në fuqi", duke shtuar në një deklaratë "ne kemi drejtuar një hetim të menjëhershëm të këtyre lëvizjeve."

Kryeministri Al-Kadhimi më vonë bëri një takim me udhëheqës të lartë politikë Shiitë të cilët qëndrojnë sipër FMP-së.

Kryeministri urdhëroi gjithashtu formimin e një komiteti hetimor të përbërë nga shërbime të inteligjencës,  nga Ministritë e Mbrojtjes dhe të Brendshme dhe forcat e FMP-së dhe Sigurisë Kombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco