Ja kush është njeriu më i pasur në botë, la pas dhe Jeff Bezos

Ja kush është njeriu më i pasur në botë, la pas dhe Jeff Bezos

09:50, 27/05/2021

Lideri i modës globale luksoze, Bernard Arnault , fitoi titullin e njeriut më të pasur në botë, sipas Forbes , me një pasuri me vlerë neto të vlerësuar prej 186.3 miliardë dollarësh - duke kaluar me 300 milion dollarë edhe themeluesi i Amazon, Jeff Bezos , i cili u la pas me shumën e 186 miliardë dollarësh. 

Elon Musk është i treti në podium me hapa të ngadaltë dhe të qëndrueshëm , me 147.3 miliardë dollarë.

Arnault është rritur për shumë vite në krye të industrisë modës  dhe nuk duket të jetë në gjendje për të shkundur atë nga posti i tij, edhe pse është një sektor me lëvizshmëri të fortë. 

Moda është një industri globale prej 2.5 trilionë dollarësh që i ka bërë lojtarët kryesorë të saj, qoftë dizajnerët, CEO apo themelues, jashtëzakonisht të pasur.

Në rrugën e tij për në majë ai u shoqërua nga Louis Vuitton Mowt Hennessy (LVMH) , kompania më e madhe e mallrave luksoze në botë, në të cilën ai është CEO. 

Portofoli i tij përfshin më shumë se 70 emra të mëdhenj, të tillë si Louis Vuitton, Fendi, Christian Dior dhe Tiffany & Co.

Pasuria e Arnault u rrit më shumë se 110 miliardë dollarë brenda një viti , nga 76 miliardë dollarë në 186.3 miliardë dollarë, falë performancës së LVMH, e cila sfidoi pandeminë.

LVMH u rrit 0.4% të hënën e kaluar , duke e çuar kufirin e saj të tregut në 320 miliardë dollarë dhe duke rritur pjesën e Arnault në 600 milion dollarë.

Në vitet e fundit, ka pasur një tendencë që amerikanët të dominojnë në krye të listës së miliarderëve të Forbes.

 Në vendin e parë janë vazhdimisht 'rehat' Bezos, Musk, Gates dhe Buffett, me vetëm ndërprerjen e serive nga meksikani Carlos Slim.

Për disa vite, evropianët më të pasur ishin themeluesit e rrjetit global të supermarketeve, Aldi, Theo dhe Karl Albrecht .

 Vëllezërit arritën disa herë në burim por 'nuk pinë ujë', pasi nuk arritën të ngjiteshin në radhë të parë. 

Rruga e Arnault si njeriu më i pasur në botë është e ngadaltë por e qëndrueshme.

Ai debutoi në dhjetëshen e parë në mes të vitit 2005, me një pasuri prej 13 miliardë dollarësh. 

Disa vjet më vonë, në 2018, ai u ngjit në vendin e pestë dhe arriti të bëhet personi i tretë më i pasur në botë në 2019, me një pasuri prej 76 miliardë dollarësh. 

Karantina 'luksoze' e Evropës

"Pse markat janë po aq të suksesshme sa Louis Vuitton dhe Dior? Për shkak se ato kanë dy aspekte kontradiktore: ato janë të përjetshme dhe nxjerrin modernizëm. Ata janë si zjarri dhe uji," është shprehur Arnault.

Siç doli, receta 'magjike' ishte e mjaftueshme për t'i bërë shtëpitë luksoze të modës me fytyrë të bardhë dhe të pandryshuar nga pandemia.

 Ndërsa karantina ka krijuar vrima të zeza në bilancet e shumë ndërmarrjeve të veshjeve nëpër botë, tregu i mallrave luksoze ka dalë edhe një herë fitues nga prova e pandemisë.

LVMH paraqet denjësisht ngritjen e jashtëzakonshme të shtëpive luksoze të modës në Evropë gjatë periudhës së karantinës. 

Rritja e vrullit të blerësve në Kinë, sipas analistit të Jefferies Flavio Cereda, LVMH regjistroi të ardhura prej 17 miliardë dollarësh në tremujorin e parë të 2021, 32% më shumë nga e njëjta periudhë në 2020.

Midis 18 marsit 2020 dhe të hënën e kaluar, pasuria e konkurrencës kryesore të LVMH, François Pinault, i cili përmes Kering Group zotëron marka luksoze si Saint Laurent, Alexander McQueen dhe Gucci, u rrit nga 27 miliardë dollarë në 55.1 miliardë dollarë.

Në Chanel , vëllezërit Alain Wertheimer dhe Gerard Wertheimer, nipërit e themeluesve Pierre Wertheimer, tani kanë një vlerë prej 35 miliardë dollarësh, pasi kanë dyfishuar pasurinë e tyre nga 17 miliardë dollarë në vitin 2020.

 Edhe Francoise Bettencourt Meyers, mbesa e themeluesit të L'Oréal, e ka rritur vlerën e saj në 87.8 miliardë dollarë vitin e fundit.

Historia e suksesit të "ujkut" të larmishëm

Ndërsa Bezos ia ka borxh pasurinë e tij "dyqanit" më të madh në internet, Arnault ka ndërtuar emrin dhe reputacionin e tij përmes produkteve luksoze.

Miliarderi francez është një rast tipik që justifikon shprehjen e Machiavelli "qëllimi shenjtëron mjetet". 

Një punëtor, një adhurues i muzikës klasike dhe i veprave të artit dhe i vendosur për të arritur qëllimin e tij me çdo kusht.

Si në çdo histori suksesi, fillimi i Arnault nuk të kujton aspak luksin e sotëm. 

Si adoleshent, dashuria e tij e madhe ishte muzika, por ai nuk kishte talentin e duhur për të ndjekur një karrierë si pianist, një dështim i parë që pa dyshim i doli mirë. 

Në vend të kësaj, pasi mbaroi një shkollë elitare franceze të inxhinierisë në 1971, ai u bashkua me kompaninë e ndërtimit të babait të tij, Ferret-Savine.

Në 1981, Arnault u zhvendos në Shtetet e Bashkuara , duke ndjekur ëndrrën amerikane dhe u përpoq të krijonte një biznes familjar atje. 

Por vizioni i tij ishte shumë më i madh sesa drejtimi i një kompanie ndërtimi. 

Ai ëndërronte një biznes me perspektivë dhe fushëveprim ndërkombëtar.

Mbeti vetëm të fillonte dhe të vinte qëllimin.

 Derisa një bisedë me një shofer taksie do të ndryshonte jetën e tij dhe të' mbillte një farë' që më vonë do të rritet LVMH. 

Kur Arnault pyeti shoferin e taksisë nëse e njihte Presidentin e atëhershëm të Francës, Georges Pompidou, ai nuk priti përgjigjen që do të ndiqte.

 "Jo", u përgjigj shoferi, "por unë e njoh Christian Dior".

Ky ishte shkas për një karrierë të suksesshme të modës. 

Qëllimi i pushtimit të majës u vu dhe Arnault ishte i vendosur për ta arritur atë me çdo kusht.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco