Vrau 8 kolegë të punës dhe më pas veten, gruaja e 57 vjeçarit bën rrëfimin tronditës…

Vrau 8 kolegë të punës dhe më pas veten, gruaja e 57 vjeçarit bën rrëfimin tronditës…

09:52, 27/05/2021

Një punëtor ka qëlluar për vdekje tetë persona në një qendër të trenave në Kaliforni para se armën ta kthente edhe në drejtim të vetes.

Sulmi ndodhi në Autoritetin e Transportit Santa Clara Valley në San Jose, shkruan BBC, tansmeton Fax News.

Sulmuesi qëlloi me armë në orën 6 e 45 minuta të mëngjesit të së mërkurës sipas kohës lokale. Sipas një televizioni lokal, sulmi nisi gjatë një takimi të punëtorëve.

Zyrtarët e sundimit të ligjit i thanë televizionit CBS se sulmuesi quhet Samuel Cassidy dhe është 57 vjeç.

Bashkëshortja e tij, Cecilia Nelms, i tha agjencisë Associated press se ai i kishte thënë se dëshiron t’i vrasë kolegët e punës, por kurrë nuk kishte besuar se vërtet do ta bënte këtë vepër.

Pak çaste para sulmit, një zjarr shpërtheu në shtëpinë që i përkiste sulmuesit. Autoritetet thanë se po zhvillojnë hetime për të zbuluar nëse sulmuesi ia ka vënë flakën shtëpisë së vet para se ta niste sulmin.

Presidenti amerikan, Joe Biden, e cilësoi sulmin si një tragjedi të tmerrshme dhe urdhëroi që flamujt të ulen në gjysmështizë. Ai i bëri thirrje përsëri Kongresit që të marrë masa për ashpërsimin e legjislacionit për kontrollimin e armëve që janë në duart e popullsisë civile.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco