Erdogan njofton përmirësimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara

Erdogan njofton përmirësimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara

09:28, 27/05/2021

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan njoftoi marrëdhëniet e përmirësuara me Shtetet e Bashkuara dhe u bëri thirrje korporatave të mëdha Amerikane të bashkëpunojnë më shumë me Turqinë, por përsëriti kritikat mbi vendimin e Shtëpisë së Bardhë për të quajtur masakër të armenëve në 1915 gjenocid.

Erdogan tha se shpresonte që takimi i njoftuar me Presidentin e SHBA Joe Biden do të mundësonte hapjen e një epoke të re në marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Uashingtonit, të cilat kanë qenë shumë të tensionuara që nga viti 2016, raporton Reuters.

"Unë jam i bindur që takimi me Biden në samitin e NATO-s në 14 qershor do të jetë njoftimi i një epoke të re në marrëdhëniet tona," tha presidenti turk në një takim përmes video konferencës me krerët e kompanive amerikane.

Takimi u ndoq nga drejtorët e Boeing, Amazon, Microsoft, Pepsi, Cisco, Procter dhe Gamble dhe Johnson dhe Johnson, Erdogan falenderoi kompanitë që besojnë në Turqi dhe tha se ai priste që Shtetet e Bashkuara të ishin më konstruktive në atë bashkëpunimi

Ai gjithashtu iu referua deklaratës së presidentit amerikan, i cili muajin e kaluar pranoi se Perandoria Osmane kreu gjenocid ndaj Armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore dhe tha se kjo vuri një barrë shtesë mbi marrëdhëniet midis dy vendeve.

Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara, dy anëtare të NATO-s, u përkeqësuan në 2016 për shkak të disa mosmarrëveshjeve dhe Uashingtoni ishte i pakënaqur me vendimin e Ankarasë për të blerë raketa ruse S-400, kështu që përjashtoi aeroplanin luftarak amerikan F-35 nga programi i prodhimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco