Kreu i Hamasit kundërshton planet për rindërtimin e Rripit të Gazës

Kreu i Hamasit kundërshton planet për rindërtimin e Rripit të Gazës

20:50, 26/05/2021

Yehya al-Sinwar, kreu i Hamas në Rripin e Gazës, hodhi sot poshtë planet e rindërtimit që synojnë mënjanimin e grupit islamik, që sundon enklavën bregdetare, në favor të Autoritetit Palestinez (PA) të kryesuar nga presidenti Mahmoud Abbas.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken premtoi ndihmën e vendit të tij në rindërtimin e Gazës të martën, por theksoi se nga kjo ndihmë nuk duhet të përfitojë Hamasi.

Ideja është që të punohet me PA, duke zvogëluar rrezikun e abuzimit dhe duke forcuar Autoritetin përballë Hamasit, që konsiderohet një organizatë terroriste nga SHBA dhe BE.

Al-Sinëar u tha gazetarëve në Gaza se vërejtjet e Blinken kishin për qëllim zgjerimin e ndarjes midis Hamasit dhe PA.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco