Macron: Sanksionet kundër Rusisë nuk po funksionojnë më

Macron: Sanksionet kundër Rusisë nuk po funksionojnë më

19:15, 26/05/2021

Emanuel Macron deklaroi sot, pas samitit të BE në Bruksel, se politika e "sanksioneve progresive kundër Rusisë dhe ngrirjes së situatës nuk jep rezultate".

"Sanksionet nuk kanë kontribuar që Rusia të ndryshojë sjelljen dhe politikën e saj. Ky është një moment i së vërtetës në lidhje me marrëdhëniet tona me Rusinë dhe kjo është arsyeja pse ne do të duhet të rishikojmë veprimet tona të ardhshme në situata të diskutueshme dhe të tensionuara", tha Macron, raporton CBS Neës .

Presidenti francez vuri në dukje se bashkësia ndërkombëtare do të duhet të tërheqë "vija të qarta të kuqe" për atë që e konsideron "sjellje të papranueshme të udhëheqjes së shtetit rus dhe presidentit Putin", por vetëm futja e sanksioneve nuk është më e mjaftueshme.

Në një intervistë me CBS Neës, Presidenti Macron mbështeste plotësisht qëllimin e Presidentit të SHBA Joe Biden për të hapur një dialog me Rusinë dhe kujtoi se ai është udhëheqësi i idesë së rivendosjes së marrëdhënieve midis BE dhe Rusisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco