Blinken: Egjipti një partner efektiv, ndihmoi në përfundimin e konfliktit të Gazës

Blinken: Egjipti një partner efektiv, ndihmoi në përfundimin e konfliktit të Gazës

18:41, 26/05/2021

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken e përshkroi Egjiptin sot si një "partner real dhe efikas" që ndihmoi në përfundimin e luftës në Rripin e Gazës dhe që po ndihmon për të ndërtuar diçka pozitive.

Blinken tha se në Kajro, pas një takimi gati dy orësh me Presidentin e Egjiptit, Abdel Fatah el Sisi. Blinken është në Kajro si pjesë e një vizite në Lindjen e Mesme për të konsoliduar një armëpushim në luftën midis Izraelit dhe organizatave ekstremiste Palestineze në Gaza.

El Sisi bisedoi me Presidentin e SHBA Joseph Biden javën e kaluar, përpara se një armëpushim 11-ditor të deklarohej të Premten e kaluar.

"Unë mendoj se të dy besojmë se palestinezët dhe izraelitët meritojnë të jetojnë të sigurt dhe të gëzojnë masa të barabarta të lirisë, mundësisë dhe dinjitetit," tha diplomati i parë amerikan para se të nisej për në Jordan.

Ai kishte qenë më parë në Izrael, ku njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të drejtonin përpjekjet për të siguruar mbështetjen ndërkombëtare për rindërtimin e Gazës së shkatërruar nga lufta, por premtoi të mos lejonte që ndihma të binte në duart e Hamasit, i cili nuk njeh të drejtën e shtetit hebre të ekzistosh.

Blinken në vend të kësaj u përpoq të mbështeste rivalin e Hamasit, Autoritetin Palestinez të njohur ndërkombëtarisht të Presidentit Mahmoud Abbas, udhëheqësin e Fatahut më të moderuar.

Egjipti dhe Jordania janë aleatët kryesorë të Shteteve të Bashkuara dhe kanë bërë marrëveshje paqeje me Izraelin dhe shpesh kanë qenë ndërmjetës midis atij vendi dhe Palestinezëve.

Kajro mban lidhje me Hamasin, por gjithashtu mban të bllokuar Rripin e Gazës së bashku me Izraelin, në mënyrë që të parandalojë armatosjen e asaj organizate ekstremiste islamike

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco