Viktima të shumta në SHBA/ Të shtënat nisën në takimin me punonjësit e hekurudhës

Viktima të shumta në SHBA/ Të shtënat nisën në takimin me punonjësit e hekurudhës

18:37, 26/05/2021

Një ngjarje e rëndë, ende e pazbardhur, ka ndodhur në San Jose të SHBA.

Të shtënat me armë zjarri pranë një hekurudhe, deri më tani raportohen se kanë lënë të vdekur disa persona, ndërsa mësohet se është ekzekutuar edhe autori i ngjarjes.

Policia është në vendin e ngjarjes teksa bëhet me dije se qendra e kontrollit dhe oborri hekurudhor ku ndodhi ngjarja nuk janë të hapura për publikun.

Mes viktimave ka dhe punonjës teksa mediat amerikane raportojnë se të shtënat filluan teksa po mbahej një takim me punonjësish për punëtorët e hekurudhave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco