Thyhet armëpushimi? Ushtria izraelite vret një të ri palestinez

Thyhet armëpushimi? Ushtria izraelite vret një të ri palestinez

18:37, 26/05/2021

Një i ri palestinez u qëllua dje për vdekje nga forcat izraelite në qytetin Ramallah të Bregut Perndimor nën okupim.

“Një ushtar izraelit hapi zjarr mbi Ahmed al-Fahed në qytetin Umm Al-Sharayet, afër Ramallahut, duke e vrarë atë në vend”- tha zëvendësuesi i grupit Fatah, Munir al-Jaghoub.

Mbetet e paqartë pse forcat izraelite hapën zjarr mbi palestinezin e ri ndërsa ushtria ende nuk ka lëshuar një deklaratë.

 

Dëshmitarët okularë më herët thanë se forcat izraelite hapën zjarr ndaj një automjeti palestinez në qytet dhe vranë një palestinez.

Të paktën 284 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës nga ushtria izraelite që nga prilli lidhur me një vendim të gjykatës izraelite për të dëbuar familjet palestineze që nga prilli lidhur me një vendim të gjykatës izraelite për të dëbuar familjet palestineze nga shtëpitë e tyre në lagjen Sheikh Jarrah në Kudsin Lindor të okupuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco