Biden takon familjen e George Floyd

Biden takon familjen e George Floyd

17:33, 26/05/2021

Presidenti amerikan, Joe Biden është i impresionuar nga “guximi i jashtëzakonshëm” i familjes së George Floyd. Dënimi i policit të bardhë, Derek Chauvin muajin e kaluar për shkak të vrasjes së Floyd “ishte një hap drejt drejtësisë, por ne nuk duhet të mbetemi këtu”, shkroi presidenti amerikan në twitter. “Ne duhet të veprojmë.”

Më pas presidenti Biden dhe zëvendëspresidentja, Kamala Harris pritën në Shtëpinë e Bardhë në një bisedë më dyer të mbyllura familjarë të të vrarit. Pas takimit, Biden i bëri thirrje kongresit të miratojë ligjin për reformimin e policisë që mban emrin e George Floyd. “Për të arritur një ndryshim të vërtetë, duhet të japim llogari, kur nëpunësit e policisë e shkelin betimin e tyre.” Biden u shpreh, se shpreson, që ai ta nënshkruajë këtë ligj së shpejti.

Me një minutë heshtje dhe mitingje u përkujtua në të gjithë SHBA vrasja e afroamerikanit, Georg Floyd para një viti. Vdekja e George Floyd shkaktoi protesta masive kundër dhunës së policisë dhe racizmit në të gjithë SHBA, nën moton “Black Lives Matter”. Biden atëkohë ishte kandidat për president i demokratëve. Ai premtoi, se luftën kundër racizmit do ta kthejë në një nga prioritetet e mandatit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco