Merkel: Përfshirja e Rusisë në incidentit me aeroplanin Ryanair në Minsk nuk është vërtetuar akoma

Merkel: Përfshirja e Rusisë në incidentit me aeroplanin Ryanair në Minsk nuk është vërtetuar akoma

19:34, 25/05/2021

Kancelarja gjermane Angela Merkel konfirmoi se krerët e shteteve dhe qeverive të BE diskutuan përfshirjen e mundshme të Rusisë në incidentin me aeroplanin Ryanair në Minsk.

Sidoqoftë, nuk ka të dhëna të mjaftueshme për këtë.

"Ne, natyrisht, prekëm çështjen nëse Rusia ishte e përfshirë në këtë incident. Ne nuk kishim informacion të mjaftueshëm për të qenë në gjendje të shkonim më thellë në këtë temë," u tha kancelaria gjermane Angela Merkel gazetarëve sot pas takimit të BE.

Në të njëjtën kohë, Merkel theksoi se marrëdhëniet me Rusinë u diskutuan për një kohë të gjatë në samitin e liderëve të BE dhe se takimi u iniciua nga incidenti në Minsk të hënën në mbrëmje, por që këto tema nuk kishin lidhje.

Të Dielën, Bjellorusia dërgoi një aeroplan lufte për të ulur me forcë aeroplanin e Ryanair për shkak të një raporti të rremë në lidhje me një bombë të vendosur, dhe pasi aeroplani u ul, gazetari dhe opozitari Roman Protasevic, i cili ishte në një fluturim nga Athina në Vilnius, u arrestua.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco