Çahet në dysh rruga në Romë, ‘përpin’dy makina

Çahet në dysh rruga në Romë, ‘përpin’dy makina

19:04, 25/05/2021

Një humnerë rreth gjashtë metra e thellë dhe dymbëdhjetë metra e gjerë u hap sot në via Zenodossio, rrethi Torpignattara në Romë.

Hapja e gropës së madhe bëri që dy makina të fundoseshin, një Mercedes SUV dhe një Smart, të cilat ishin parkuar përgjatë rrugës. Lajmi u raportua nga Romatoday.

Zjarrfikësit dhe oficerët e policisë lokale mbërritën në vend dhe vednosën perimetrin e sigurisë. Sipas të dhënave paraprake, rruga u shem për shkak të një defekti në tubat e ujit që shkaktoi përmbytjen e një garazhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco