Gjatë ditës së sotme, mjekët në Itali kanë nisur që të zgjojnë nga koma Eitanin e vogël, i cili është i mbijetuari i vetëm i tragjedisë në Itali, pasi teleferiku në të cilin ai ndodhej bashkë me familjarët e tij u rrëzua duke i marrë jetën 14 personave.
Pesëvjeçari ndodhet në një spital në Torino, ku tashmë mjekët janë optimistë se gjendja e tij mund të përmirësohet dhe kanë nisur procesin e zgjimit pasi fëmija kaloi një natë të qetë.
“Po i reduktojmë dozën e medikamenteve që e kanë mbajtur më gjumë deri më tani,” thanë mjekët që po kujdesen për të.
Mjekët e spitalit Regina Margherita thanë se fëmija është përgjigjur mirë ndaj mjekimit dhe se rezonanca magnetike që iu bë nuk tregoi dëme neurologjike.
Eitan Biran dyshohet të ketë shpëtuar nga përqafimi i i të atit e cili e mbuloi me trupin e tij në momentin që teleferiku po rrëzohej.
© SYRI.net