Erdogan: Islamofobia duhet të ndalet kërkohet një mobilizim I të gjithëve

Erdogan: Islamofobia duhet të ndalet kërkohet një mobilizim I të gjithëve

17:25, 25/05/2021

Ankara - Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar një rritje shqetësuese të islamofobisë dhe ndjenjave anti-muslimane, e cila është gjithnjë e më e pranishme në Perëndim.

Presidenti turk mbajti një fjalim në simpoziumin e parë të organizuar në Ankara, i cili merret me çështjen e islamofobisë. Gjatë fjalës së tij, Erdogan theksoi se intoleranca ndaj Islamit po rritet, veçanërisht në vendet e civilizimit perëndimor.

"Islamofobia dhe narracioni anti-mysliman po përhapen si qeliza kancerogjene në shumë pjesë të botës, veçanërisht në Perëndim," tha Erdogan.

Erdogan theksoi se një klimë politike tolerante nën pretekstin e lirisë së fjalës ndihmoi simpatizantët e ekstremit të djathtë të marrin mbështetje për veprimet e tyre të dhunshme.

Përveç kësaj, presidenti turk vuri në dukje se ata që dikur kishin në shënjestër komunitetin hebre, tani i kanë kthyer myslimanët në shënjestrën kryesore.

"Racizmi i ri i drejtuar kundër myslimanëve në të vërtetë përfaqëson armiqësi kundër Islamit, përkundër përpjekjeve të shoqërive perëndimore për ta lehtësuar atë duke e quajtur atë Islamofobia," thekson Erdogan.

Erdogan ishte veçanërisht kritik ndaj Shteteve të Bashkuara, duke vërejtur se politika e vendit kishte çuar në një rritje të intolerancës ndaj myslimanëve në të gjithë botën.

"Strategjia Amerikane për të demonizuar muslimanët pas 11 shtatorit shërbeu si shkas për një numër lëvizjesh anti-muslimane që tashmë ekzistonin në shumë struktura të civilizimit perëndimor. Ne duhet të mobilizojmë të gjithë politikanët, intelektualët, punonjësit e medias si dhe zyrtarët fetarë për të luftuar sjellje e tillë, "tha ai.

Më në fund, presidenti turk tha se bota duhet të luftojë Islamofobinë duke vendosur mekanizma të përbashkët që do të sjellin siguri dhe paqe për të gjithë njerëzit në botë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco