Armët ushtarake të përdorura në qytete, vrasin qytetarët në 91% të rasteve

Armët ushtarake të përdorura në qytete, vrasin qytetarët në 91% të rasteve

11:01, 25/05/2021

Civilët përbënin 91% të të vrarëve ose të plagosurve nga armët eksplozive në zonat e populluara në të gjithë botën gjatë 10 viteve të fundit - gjithsej 238,892 njerëz - sipas një studimi mbi mijëra incidente.

Statistikat e ashpra - duke përfshirë të dy, shtetet dhe dhunën terroriste - kanë nxitur autorët e raportit t'u bëjnë thirrje qeverive të bien dakord për një ndalim ndërkombëtar për përdorimin e armëve ekspzoive në zonat në ndërtim,i cili tani është në formë drafti.

Iain Overton, drejtori ekzekutiv i Aksionit mbi Dhunën e Armatosur, i cili përpiloi studimin, tha se provat e marra ishin të qarta tek tregonin dëmtimit të civilëve nga raketat dhe bombat e dizajnuara për t'u përdorur kundër bazave ushtarake.

"Kur armët shpërthyese përdoren në qytete dhe fshatrat, civilët do të dëmtohen", tha studiuesi, një përfundim që ai tha "se ishte po aq i vërtetë sot në Gaza, sa ç’ishte një dekadë më parë në Irak dhe më gjerë".

Studimi u bazua në monitorimin e 29,000 incidenteve nga 123 vende të regjistruara nga media në gjuhën angleze.

Mizoria më e keqe e vetme e regjistruar ishte shpërthimi i një kamioni bombe në kryeqytetin somalez të Mogadishu, kryer nga grupi terrorist al-Shabaab, i cili vrau ose plagosi 828 njerëz në tetor 2017. Më shumë se 500 nga viktimat vdiqën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco