'Hyjnë kudo dhe po hanë gjithçka', fermerët në Australi po përballen me murtajën e mijve

'Hyjnë kudo dhe po hanë gjithçka', fermerët në Australi po përballen me murtajën e mijve

09:52, 25/05/2021

Zona rurale në Australi vitet e fundit u përfshinë nga thatësira, përmbytjet dhe zjarret. Por këtë vit përmirësimi i kushteve atmosferike bënë që të ketë përmirësim të prodhimit. Por jo vetëm kaq, një atmosferë e tillë ka qenë favorite dhe për mijtë të cilët kanë pushtuar shtetin e New South Wales. Tre fermerë kanë treguar për BBC-në se po përjetojnë momentet më të vështira.

"Hyjnë kudo. Kanë ngrënë dengjet me sanë duke shkaktuar një dëm prej 50 – 60 mijë dollarësh.  Toka është pushtuar nga mijtë.  Thasët me grurë I kanë shkatërruar dhe ngrënë."

Doli nudo në sheshin 'Skënderbej'/ Reagon vajza pas komenteve të shumta: Nuk është turp të jesh e zhveshur, por...

Një mijë mund të lindë 6 deri në 10 të vegjël brenda pak  javësh. Një mi mund të ketë 500 të vegjël gjatë sezonit të shumimit të tyre.

Kemi vendosur qarqe jashtë dhe brenda shtëpive por atom und të eliminojnë vetëm një pjesë të vogël të tyre thotë një dëshmitare.

 "Minj minj kudo, mirë se erdhët në Australi! thotë një banore tjetër.

"Ata hyjnë në kuzhinë, bufe dhe hanë ushqimet. Ndërsa fle gjumë i dëgjon të lëvizin nëpër dhomë. Njerëz vijnë në shtëpi dhe gjejnë të shkatërruara mobiljet e tyre. Është e tmerrshme” thotë një banore.

E vetmja mënyrë për tu zhdukur është ulja e temperaturave, ndërsa një fermer duke buzëqeshur thotë se shpreson që edhe atyre tu bie një virus si “covid”

 Autoritetet kanë lëvruar një fond prej 50 milionë dollarë për të përballuar këtë situatë që duket tepër e vështirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco