Kapet në Brazil kreu i “Ndraghetas”, dy vjet pasi iku nga burgu i Uruguait

Kapet në Brazil kreu i “Ndraghetas”, dy vjet pasi iku nga burgu i Uruguait

09:33, 25/05/2021

Shefi i drogës dhe mafisë italiane, Rocco Morabito, u arrestua të hënën në verilindje të Brazilit, pas afro dy vjet nga ikja nga burgu në Uruguai ku po priste ekstradimin për në Itali, raporton dailymail.

Morabio, një figurë e rëndësishme e “Ndraghetas” u kap në Joao Pessoa me një italian tjetër të kërkuar pas një investigimi nga policia italiane dhe ajo braziliane.

Ai qe arrestuar në Uruguai më 2017, në qytetin Montevido, i kërkuar për trafikim droge. Morabito u largua nga burgu përmes çatisë me tre të burgosur të tjerë. Ai rrezikon të dënohet me 30 vjet burgim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco