Rrezohet skenari i Lukashenkos/ Hamasi mohon përfshirjen ne avion qe u rrëmbye ne ajër

Rrezohet skenari i Lukashenkos/ Hamasi mohon përfshirjen ne avion qe u rrëmbye ne ajër

20:42, 24/05/2021

Bjellorusia e ka justifikuar devijimin e avionit në të cilin po udhëtonte gazetari Roman Protasevich me një kërcënim për bombë nga grupi militant i Hamasit. Por, ky i fundit e ka mohuar që të ketë gisht në ngjarjen që ka shkaktuar jo pak reagime në Perëndim.

Një zëdhënës i Hamasit, Fawzi Barhoum është shprehur se grupi nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.

“Ne nuk përdorim këto metoda, të cilat mund të jenë veprimi i disa partive të dyshimta që synojnë të demonizojnë Hamasin dhe të prishin gjendjen e simpatisë botërore me popullin tonë palestinez dhe rezistencën e tyre legjitime“, citohet të ketë thënë zëdhënësi.

Justifikimi i Bjellorusisë u prit me skepticizëm. Kancelarja gjermane Angela Merkel i quajti shpjegimet e Bjellorusisë “plotësisht të papranueshme”.

Kujtojmë se javën e kaluar Hamasi dhe Izraeli ranë dakord për një armëpushim pas 11 ditësh sulmesh dhe kundërsulmesh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco