Presidenti Biden dënon sulmet kundër komunitetit hebre

Presidenti Biden dënon sulmet kundër komunitetit hebre

19:45, 24/05/2021

Presidenti amerikan, Joe Biden dënoi rastet e dhunës ndaj komunitetit hebre në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë vendit.

Sulmet fizike ose verbale u raportuan kundër hebrenjve në Nju Jork, Los Angjeles dhe Florida gjatë 11 ditëve të luftimeve në Gaza midis Izraelit dhe militantëve palestinezë.

"Sulmet e fundit ndaj komunitetit hebre janë të neveritshme dhe ato duhet të ndalen. Unë e dënoj këtë sjellje me bazë urrejten brenda dhe jashtë vendit", shkroi Biden në një postim në Twitter.

Gilad Erdan, ambasadori i Izraelit në Shtetet e Bashkuara, tha se ai shpresonte që krimet e urrejtjes do të shmangen dhe që sulmuesit do të dalin shpejt para drejtësisë.

"Kjo duhet të ndalet. Në mënyrë të qartë demonizimi i Izraelit po nxit këtë rritje të antisemitizmit", shkroi Erdan.

Të premten (21 maj), pesë grupe kryesore hebraike i bën thirrje presidentit Biden të kundërshtonte antisemitizmin dhe rekomanduan veprime specifike, duke përfshirë luftimin e urrejtjes në kampuset universitare dhe rritjen e sigurisë për institucionet fetare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco