Publikohen pamjet e rënda, ja momenti kur trajneri i cirkut sulmohet nga luani

Publikohen pamjet e rënda, ja momenti kur trajneri i cirkut sulmohet nga luani

19:29, 24/05/2021

Një video tronditëse është duke qarkulluar në rrjete sociale. Në të është fiksuar momenti, ku në një cirk në Rusi, punonjësi, sulmohet dy herë nga luani.

Gjatë një momenti të shfaqjes, dy luanë po performonin përpara turmës, kur papritur, njëri prej tyre iu sul trajnerit.

Ky i fundit, u mundua që të mbrohej duke goditur kafshën me shkop, por më pas, u nevojit edhe ndihma e kolegëve që të kalonte situatën pa lëndime.

Gjatë këtij momenti, publiku u tremb së tepërmi dhe kjo vërtetohet fare lehtë nga britmat e ulërimat që dëgjohen në video.

 

“Rastet si kjo sot janë shumë të rralla, por kafshët janë kafshë, kurrë nuk i dihet”, është shprehur për mediat trajneri i kafshëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco