Panik në linjën ajrore bjelloruse pas alarmit për bombë nga grupi militant i Hamas-it

Panik në linjën ajrore bjelloruse pas alarmit për bombë nga grupi militant i Hamas-it

18:28, 24/05/2021

Bjellorusia ka deklaruar të hënën se fluturimi LH1487 u devijua pas një mesazhi kërcënimi nga grupi militant i Hamas-it. Sipas tyre, Hamasi kërcënoi që do të hidhte në erë avionin mbi hapësirën ajrore të Bjellorusisë nëse Bashkimi Evropian nuk dënon Izraelin për konfliktin në Rripin e Gazës.

Drejtori i Ministrisë së Transportit Bjellorusi Artem Sikorski tha se në mësazh shkruhej: “Ne, ushtarët e Hamasit, kërkojmë që Izraeli të ndalojë zjarrin në sektorin e Gazës.

“Ne kërkojmë që Bashkimi Evropian të ndërpresë mbështetjen e tij për Izraelin (…) nëse kërkesat tona nuk plotësohen, një bombë do të shpërthejë (në bordin e avionit Ryanair) mbi Vilnius.”

Deklaratat e Sikorski-t vijnë ndërsa Bjellorusia po përballet me kritika globale pasi detyroi një fluturim nga Athina për në Lituani në të cilin udhëtonte gazetari opozitar Roman Protasevich. Ky i fundit, u arrestua pas uljes së avionit. Bashkimi Evropian, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar e kanë dënuar devijimin e fluturimit dhe arrestimin e Protasevich

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco